'Ku të është ofruar të prezantosh dhe ke refuzuar?' Alketa Vejsiu i tregon të gjitha!

'Ku të është ofruar të prezantosh dhe ke refuzuar?' Alketa Vejsiu i tregon të gjitha!

15:02, 13/01/2022

Moderatorja dhe producentja Alketa Vejsiu ka nisur një intervistë “Ask me a question” me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Ajo ka folur gjatë rreth qëllimet e saj për vitin 2022, udhëtimet e saj, dëshirat si dhe sekretet e karrierës.

Megjithatë, ajo çfarë na ka tërhequr vëmendjen është pyetja e bërë nga një nga ‘followers’-at e moderatores që lidhej me emisionet që i kanë kërkuar të marrë pjesë, por ajo ka refuzuar.

Ajo është përgjigjur duke i qëndruar idesë së synimet e saj të vetme janë prodhimi dhe drejtimi i formateve televizive.

“Një emission t cilin të është ofruar ta prezantoje dhe ke refuzuar?”

“Më ofruan të merrja pjesë në “Isola dei Famosi” në Itali si konkurrente para disa vitesh por unë synoja Sanremon dhe ate arrita!

Më kanë propozuar rol si aktore në nj film përsëri në Itali ku skenari nuk kishte lidhje me mua. Po të ishte një “La la Land” edhe mund ta mendoja.

Në fakt kam synime të qarta; prodhim dhe drejtim formatesh televizive”- ka shkruar Alketa Vejsiu në “Instagram”.

Ndërkohë, ajo është shprehur gjithashtu se nëse nuk do të ishte moderator, do të kishte qenë arkitekte dhe do të dizenjonte ambjente.

“Me siguri do isha arkitekte dhe do dizenjoja shtëpitë dhe hotelet më të çuditshme të botës! Full of Magic”- është shprehur ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco