John Travolta krenar për vajzën e tij, Ella publikoi këngën e parë

John Travolta krenar për vajzën e tij, Ella publikoi këngën e parë

14:42, 13/01/2022

Vajza e John Travoltas dhe gruas së tij të ndjerë, Kelly Preston, është rritur për t’u bërë një bukuroshe të vërtetë dhe tani ajo e ka bërë të atin më krenar për një gjë tjetër.

Gjegjësisht, 21-vjeçarja Ella publikoi këngën e saj të parë “Dizzy”, dhe aktori nuk e fshehu se sa i emocionuar ishte për këtë.

“Ende jam ajo 14-vjeçarja e çuditshme në zemër, prandaj edhe më pëlqen aq shumë”, ka shpjeguar këngëtarja e re në një postim në Instagram.

Në xhirim shfaqet Ella teksa provon këngën dhe në fund shfaqet babai i saj, i cili e ka shpërndarë edhe videon.

“Jam shumë i gëzuar për Ellan. Kënga e saj, ‘Dizzy’, tashmë është publikuar. Linku është në storiet e mia dhe në bio”, ka shkruar Travolta duke marrë komente të shumta urimi.

Kujtojmë që bashkëshortja e aktorit, Kelly Preston, u nda nga jeta në vitin 2020 në moshën 58-vjeçare. Ajo dhe Travolta u martuan në vitin 1991 dhe përveç Ellas kanë edhe një djalë, Benjamin. Fëmija i tyre i madh, djali Jett, vdiq në vitin 2009. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco