Gruaja e Ilirit tregon se përse ia fali atij tradhtinë

Gruaja e Ilirit tregon se përse ia fali atij tradhtinë

14:01, 13/01/2022

Ilir Shaqiri konsiderohet nga konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë së Big Brother.

Rrëfimi i tij për tradhëtinë që i kishte bërë bashkëshortes ka bërë bujë të madhe dhe vazhdon të komentohet prej muajsh.

Në emisionin “Goca dhe gra”, bashkëshortja e balerinit, Emanuela përmes një lidhje direkte ka folur për herë të parë rreth tradhëtisë duke rrëfyer shumë detaje.

EmanuelaUnë besoj se në jetë mund të gabohet dhe gjëja më e rëndësishme sipas meje është falja. Është shumë e vështirë të falësh por edhe të kërkosh që tjetri të të falë. Nuk e justifikoj Ilirin me asgjë, por qe shumë i zoti sepse pati shumë durim dhe më lejoi ta falja.

Dalina BuziKe qenë në dijeni të komenteve, si do të ishte reagimi në Itali nëse do ishte Iliri në Grande Fratello?

EmanuelaBesoj se do ishte e njëjta gjë sepse nuk jemi gati ende të flasim për tradhtinë. Shumica e njerëzve që tregojnë gishtin tregues janë të parët që e bëjnë. Duhet kurajo dhe ta thuash. Është një gjë që ne e kishim zgjidhur, për ne është diçka e së shkuarës, e vdekur dhe e varrosur vendosa të eci para pa probleme. Nuk prisja të flisja dhe ta shikoja unë nga shtëpia dhe të përballesha me këtë publik por nëse e ka bërë, besoj se kishte nevojë të ndihej vetvetja pa e gënjyer publikun dhe duke hequr plotësisht maskën duke treguar historinë më të rëndësishme. Besoj se ka qenë shenjë besnikërie ndaj publikut.
Mendoj se do edhe kurajo ta diskutosh me partnerin, megjithatë e ndjeva nga ana e Ilirit sepse kemi vuajtur shumë të dy. Ka vuajtur dhe ai në një mënyrë që nuk e shikoja normale dhe thoja si ka mundësi që e ke bërë këtë gjë dhe qan më shumë se unë. Në jetë mund t’i ndodhë kujtdo të gabojë, nuk e justifikoj tradhtinë, kemi 21 vite bashkë, besoj se në jetë ndodh që të gabojnë njerëzit por nëse ka ndjenjë, luftohet që të ecet përpara.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco