Ndodh befasia, Beniada e Big Brother në studion e emisionit sportiv, merr ftesë të bëhet moderatore

Ndodh befasia, Beniada e Big Brother në studion e emisionit sportiv, merr ftesë të bëhet moderatore

23:14, 09/11/2021

Beniada ka qenë banorja e cila sonte ka pranuar një surprizë të mundësuar nga produksioni.

Modelja shqiptare e cila ka vite që jeton në Itali është dashur të largohet nga shtëpia më e famshme e momenti.

E pritur nga një person i stafit, Beniadës i janë mbyllur sytë me një shami të kuqe, në mënyrë që mos të shihte asgjë.

Modelja shqiptare është dërguar në ambientet e emisionit Procesi Sportiv, drejtuar nga Ed Manushi dhe Alesia Bami.

Manushi është shprehur se kur të dalë Beniada nga Big Brother VIP, i ka dyert e hapura në emisionin Procesi Sportiv.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco