Del zbuluar produksioni i ‘Big Brother VIP’, ikja e Sabianit ishte përgatitur 6 orë më parë

Del zbuluar produksioni i ‘Big Brother VIP’, ikja e Sabianit ishte përgatitur 6 orë më parë

11:59, 03/11/2021

Këtë javë në nominim kanë qenë të gjithë banorët e shtëpisë, kjo për shkak se “Vëllai i Madh”, kishte penalizuar të gjithë për thyerjen e rregullores, pasi kishin diskutuar (disa prej tyre) kishin diskutuar lidhur me nominimet, gjë e cila është e ndaluar.

Ndër të gjithë banorët më pak i votuari rezultoi Sabiani.

 

Gjithsesi publiku kishte kapur një detaj i cili komprometonte disi parapërgatitjen e daljes së Sabianit.

Një detaj nxjerr zbuluar daljen e Sabianit, të përgatitur disa orë më parë.

 

Në një video të regjisorit dhe njëkohësisht partnerit në jetë të Arbana Osmanit, Eduart Grishaj, e filmuar 6 orë më parë, duket njëri prej montazhierëve duke montuar klipin dalës të Sabianit.

Megjithatë, ai u rikthye në shtëpi për shkak të topit që kishte marrë kur ishte futur në fillim në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

 

Gjithsesi, produksioni pasi të shikojë xhiron që ky lajm do bëjë në rrjet me siguri do thotë se klipet e daljes parapërgatiten për të gjithë dhe kjo nuk do të thotë se dalja e Sabianit ishte e parapërgatitur

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco