‘Mbretëresha e popit’ Madonna merr kritika të forta për foton e re provokuese

‘Mbretëresha e popit’ Madonna merr kritika të forta për foton e re provokuese

08:07, 30/10/2021

'Mbretëresha e popit’ Madonna ka marrë kritika të forta me foton e re provokuese për kopertinën e restisës V, në të cilën ajo sillte pamje nga vdekja e Marilyn Monroe në vitin 1962.

Asaj gjithmonë i pëlqen të provokojë dhe e dinte se dhe kësaj radhe do të ishte në vëmëndjen e të gjithë mediave.

Në fotot e retushuara të bëra nga fotografi Steven Klein, diva bjonde u kritikua ashpër për zgjedhjen e një skene të frymëzuar nga "The Last Sitting" e Bert Stern, fotografia e fundit e Monroe gjashtë javë para vdekjes së saj të parakohshme në moshën 36-vjeçare.

Pamja në fjalë tregon këngëtaren e "Like A Virgin" e shtrirë me fytyrën poshtë në një dyshek, ndërsa një foto tjetër tregon shishe me pilula me recetë në komodinën e saj.

Marilyn Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj dhe thuhet se një natë më parë kishte tepruar me pilula.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco