Po rikthehet apo hoqi dorë përfundimisht? Almeda Abazi na tregoi planet për ekranin

Po rikthehet apo hoqi dorë përfundimisht? Almeda Abazi na tregoi planet për ekranin

08:58, 07/10/2021

Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka krijuar familjen e saj. Megjithatë ajo rikthehet herë pas here në Shqipëri, ashtu siç ka bërë edhe më herët.

Po ashtu ajo përflitet mjaft në mediat rozë edhe për martesën e saj me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman.

Për shkak se i është përkushtuar maksimalisht fëmijëve të saj, të birit Efehan dhe të bijës Alina, Almeda i ka lënë pak pas dore projektet televizive.

Mesa duket fansat ia kanë ndjerë mungesën dhe i kanë kërkuar vazhdimisht që t’i rikthehet televizionit.

Së fundmi, në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, njëri nga ata e ka pyetur se kur do e shohim sërish në ekran.

“Nuk e di akoma… Ndoshta një ditë përsëri. Më mungoni’, është përgjigjur ajo duke mos dhënë një përgjigje konkrete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco