“Xheloz për gjëra banale”, pas zënkës me Mevlanin, Antonela zbulon lidhjen e re

“Xheloz për gjëra banale”, pas zënkës me Mevlanin, Antonela zbulon lidhjen e re

19:22, 06/10/2021

Antonela Berisha, ish-konkurrentja e Përputhen, e ka konfirmuar vetë se është në njohje me një djalë.

Antolena tha se ai është personazh VIP, i përket botës së sportit, por është edhe xheloz për gjëra banale.

“Po provoj ta njoh një djalë, por nuk e di a jam gati realisht. Nuk është i Për’puthen. Është personazh VIP, por jo i Përputhen. Është personazh i sportit. Për gjëra banale bëhet xheloz, unë nuk i jap shkas, por janë të sëmurë njerëzit. Kush është xheloz është i sëmurë. S’duhet të jetë xheloz posesiv, fanatik dhe të durojë karakterin tim të vështirë që kam”, tha Antonela.

Kujtojmë se para pak kohësh Antonela hoqi Mevlanin nga personat që ndjek në Instagram dhe u pyet për këtë në komente.

Ajo u përgjigj se ai ishte askushi për të.

Madje Antonela bëri dhe një status me thumb rreth mashtruesve dhe e akuzoi Mevlanin se bën gjëra për klikime.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur midis dyshes, e cila gjithmonë janë shfaqur para publikut si miq dhe asgjë më shumë, por thuhet se shkaku kanë qenë disa statuse të Mevlanit, të cilat janë perceptuar si për Ledjanën, por asgjë konkrete.

Por nëse ka pasur vetëm miqësi, atëherë përse gjithë këto revolta të Antonelës?!

Vlen të përmendet se Mevlani nuk ka reaguar fare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco