Tina Turner i shiti të drejtat e autorit të saj për 50 milionë dollarë

Tina Turner i shiti të drejtat e autorit të saj për 50 milionë dollarë

17:30, 06/10/2021

Tina Turner ka shitur të drejtat e autorit për katalogun e saj muzikor për një vlerë të jashtëzakonshme prej 50 milionë dollarësh, shkruan BBC.

Blerësi është shtëpia botuese BMG, e cila tani mund të përdorë emrin e këngëtares popullore, si dhe këngët e saj për sponsorizimet dhe marrëveshjet e ardhshme tregtare.

Turner pranoi ofertën prej 50 milion dollarë dhe vuri në dukje se ajo është e sigurt se muzika e saj është në duar të besueshme.

81-vjeçarja është një nga yjet më të njohur në historinë e muzikës pop. 

Hitet e saj më të mëdha janë "The Best", "Steamy Windows", "What's Love Got To Do With It" i "Golden Eye".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco