Banorët e 'BB VIP' kërkojnë bukë, po protestojnë në kuzhinë

Banorët e 'BB VIP' kërkojnë bukë, po protestojnë në kuzhinë

16:24, 06/10/2021

Banorët e Big Brother VIP këtë mesdite po protestojnë.

Disa nga banorët e BB VIP janë mbledhur në kuzhinë, ku po protestojnë pasi ende nuk kanë ngrënë as mëngjes, shkruan Reporteri.net.

Ata kanë zgjedhur që me duar t’i bien tavolinës që ndodhet te kuzhina, derisa ca prej tyre kanë filluar dhe këngën.

Madje është Fifi ajo e cila po e thotë hapur “Do bukë a po na e sillni”.

Theksojmë se mbrëmë janë futur plot 14 banorë VIP, derisa producentja Lori në një intervistë u shpreh se do të ketë edhe banorë të rinj gjatë ditëve në vazhdim.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco