'Ata janë njerëz pa njerëz, po rris vajzat vetëm', Dafina flet për raportet e kqija me ish-bashkëshortin

'Ata janë njerëz pa njerëz, po rris vajzat vetëm', Dafina flet për raportet e kqija me ish-bashkëshortin

14:55, 06/10/2021

Pas një beteje të gjatë me ish-bashkëshortin për kujdestarinë e vajzës, ajo arriti ta marrë vajzën në shtëpi pasi ia ndaluan edhe ta takojë.

E ftuar në #Gjesi Dafina Dauti ka folur për herë të parë rreth kësaj sfide me të cilën u përball një kohë të gjatë.

“I kam dy vajza, i rrisë vetëm, kujdesem vetëm për to. Gjithë bota është e imja”, tha fillimisht Dafina, derisa nuk mungoi edhe një këshillë për gratë tjera të divorcuara.

“Gratë duhet të vazhdojnë jetën se jeta është shumë e bukur, e sidomos kur ke fëmijë, është edhe më e mirë, çdo gjë është më ndryshe”.
Tutje Dafina ka treguar se po rrit vajzat vetëm dhe se me ish-bashkëshortin nuk ka asnjë kontakt e as ndihmë nga ana e tij.

“Sja vlen me fol për një njeri që nuk kujdeset as për fëmiun e vetë. Jam përballur me gjyq, dhe ata kanë vendosur që fëmijët unë t’i marrë. Kam thënë që fëmijët nuk dua të jenë nën emrin e babait, gjithashtu s’kam pranuar që as financiarisht, pasi e kam marrë përgjegjësinë vetëm”.

Sa i përket raporteve me familjen e ish-bashkëshortit, Dafina dha deklaratën e fortë.

“Të them të drejtën ata janë qaq njerëz pa njerëz, sa që nuk dua as të flas për ta. Nuk kemi asnjë raport, asnjë kontakt dhe as nuk do të ketë në të ardhmen.”, tha Dauti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco