Arta Elezaj vë në pah linjat joshëse në fustan të ngushtë

Arta Elezaj vë në pah linjat joshëse në fustan të ngushtë

15:17, 05/10/2021

Arta Elezaj më së miri njihet për linjat e saj të trupit, e ato i shfaq në pothuajse secilin postim që bën në rrjetet sociale.

Një gjë të tillë, modelja dhe aktorja e njohur e bëri edhe së fundi, teksa postoi disa imazhe që nuk kaluan pa vëmendjen e fansave të saj.

Duke ekspozuar format joshëse trupore, Arta shihet e veshur me një fustan të ngushtë me detaje me lule dhe një prerje të theksuar në pjesën poshtë gjoksit, teksa pozon në një ambient të gjelbëruar.

Elezaj u paraqit në formë të mirë dhe tejet atraktive, ndërsa nuk munguan komplimentet nga miqtë e saj dhe fansat të cilët nuk janë të pakët në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërkohë, kujtojmë që Arta u bë më së shumti e njohur nga pjesëmarrja në serialin vendor “O sa mirë”.

Ajo ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri televiziv, duke u fokusuar më shumë tek rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco