‘Më kërkojnë foto rrygës’: Ç’më shkroi reperi kur më pa

‘Më kërkojnë foto rrygës’: Ç’më shkroi reperi kur më pa

14:10, 05/10/2021

Herolind Isufi është bërë viral në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë me reperin e njohur, Mozzik.

Në një lidhje me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se e ndalojnë rrugës, madje i kërkojnë edhe foto sepse duket si Mozzik.

Image

Madje, Herolindi ka zbuluar se në një moment i ka shkruar edhe vetë reperi, duke i bërë një koment plot humor.

“Prej dy vitesh më kanë thënë je si Mozzik dhe kur kam qenë këtë verë në Kosovë, në çdo vend që kam hyrë më kanë thënë të gjithë je Mozzik, po ashtu edhe në Shqipëri. Kanë dashur të bëjnë foto me mua, edhe i i thosha nuk jam Mozzik, po nuk i interesonte.

Nuk mund të pretendoj që jam Mozzik, jam Herolindi”, tha ai.

Image

“Mozzik më ka bërë një koment në “TikTok” dhe më ka thënë: “Mozzik a je ti vlla? Duke qeshur”, tha Herolindi.

Sa i përket jetës private, ndryshe nga Mozazik, Herolindi nuk merret me muzikë, edhe pse është 24 vjeç, ai punon në një fabrikë.

Image

“Unë punoj me një fabrikë të prodhimit të dyerve dhe dritareve, unë jam 15 vite që jetoj jashtë Shqipërisë”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco