'Nëse mbyllet Instagram-i, ti falimenton si njeri'- Ja ç’përgjigje i ktheu Enca Haxhia ndjekësit!

'Nëse mbyllet Instagram-i, ti falimenton si njeri'- Ja ç’përgjigje i ktheu Enca Haxhia ndjekësit!

10:13, 05/10/2021

Aplikacionet dhe rrjetet sociale më të përdorura në planet, Facebook, Instagram dhe WhatsApp, nuk po funksiononin prej disa orësh ditën e djeshme.

Të gjithë përdoruesit e tyre nisën të komentonin dhe madje të bënin meme për këtë situatë.

Pas rikthimit në normalitet, Enca Haxhia vendosi që të publikojë në Instastory një status, ku shkroi: “Ohh, instagram-i im i dashur, sa më mungove!”.

Ndjekësit i kanë komentuar Haxhias nëpërmjet mesazheve në “inbox” dhe disa prej tyre këngëtarja vendosi t’i ndajë me të gjithë publikisht.

“Nëse mbyllet seriozisht Instagram-i, ti falimenton si njeri automatikisht”,- i shkruante një ndjekës, së cilit, Enca iu përgjigj: “Po u mbyll Instagram-i im, ti ngel pa punë i pari. Thuaj faleminderit Zotit, faleminderit Allah, faleminderit Buddha”. Më pas ajo shtoi: “Fansat e mi toksik ju”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco