Bora i tha se 's’do ketë skandal si ai i saj', Tea i përgjigjet publikisht

Bora i tha se 's’do ketë skandal si ai i saj', Tea i përgjigjet publikisht

10:12, 05/10/2021

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për jetën profesionale dhe atë private.

Gjatë bisedës me katër moderatoret e emisionit, Bora pranoi publikisht se është “single”. Bukuroshja brune tha se është shumë e angazhuar me punën dhe koha që i ngel më pas, e ka të gjithën për djalin e saj.

“Jam single. Nuk na del koha për vete. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër. Nuk më mungon me thënë të drejtën se po të doja e kisha gjetur”, tha Bora.

Ndërsa duke bërë krahasimin mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen” dhe atyre të sezonit të tanishëm, moderatorja tha se “si ai skandali i Teas nuk besoj se do ketë”.

Por si e ka pritur Tea këtë shprehje nga Bora?

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në “Instagram”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” reagoi për herë të parë.

“Si mendon për fjalët që tha Bora ‘nuk besoj se do ketë më si skandali i Teas”, i shkroi një ndjekës Trifonit.

Kjo e fundit i është përgjigjur shumë shkurt ku duket se ka rënë dakord me Zemanin.

“Mendoj që ka të drejtë”, shkruan duke qeshur Tea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco