Operoi fytyrën, modelja e njohur rrëfen: Kaluan 18 muaj dhe unë nuk...  

Operoi fytyrën, modelja e njohur rrëfen: Kaluan 18 muaj dhe unë nuk...  

19:27, 14/09/2021

Amanda Holden, ka zbuluar së fundmi se për 18 muaj nuk e ka ndjerë fytyrën e saj për shkak të një operacioni urgjent që iu desh të bënte. 

Ylli i “Britain’s Got Talent”, Amanda Holden, ka zbuluar së fundmi se për 18 muaj nuk e ka ndjerë fytyrën e saj, për shkak të një operacioni urgjent që iu desh të bënte. 

 

Mediat e huaja shkruajnë se që në momentin kur ajo hoqi të katër dhëmbët e pjekurisë, ana e majtë e buzës së poshtme dhe një pjesë e nofullës së saj kanë humbur ndjeshmërinë. 

“Unë nuk mund të ndiej asgjë! Mpirja është bërë në anën e dhëmbit që doli shumë lehtë. 

 

Unë kam bërë skanime dhe nga to rezultoi se nervi nuk ishte dëmtuar, kështu që ata mendojnë se ndjesia mund të kthehet. 

Por kanë kaluar mbi 18 muaj tani, kështu që nuk jam e sigurt për këtë. Është e çuditshme, por mësohesh me këtë ndjesi”, tha Amanda, shkruan “The Sun”. 

 

“The Sun”, shkruan se Holden gjithashtu vuan nga “TMJ”, një gjendje që e bën atë të tendosë pa vetëdije një muskul në qafën e saj.  

Kjo shkakton dhimbje koke të paktën një herë në javë dhe është diçka me të cilën ylli po mëson të jetojë. 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco