Tërhoqi vëmendjen e publikut me flokët, Arjan Konomi reagon për herë të parë

Tërhoqi vëmendjen e publikut me flokët, Arjan Konomi reagon për herë të parë

18:01, 10/09/2021

Me rifillimin e sezonit të tretë të “Përputhen”, nisën edhe komentet dhe diskutimet e shumta rreth konkurrentëve.

Madje,  madje kësaj radhe nuk u ka shpëtuar komenteve as opinionisti i programit, Arjan Konomi.

Ky i fundit, që në puntatën e parë ka tërhequr vëmendjen e publikut me modelin e ri të flokëve që u paraqit.

Komentet në faqen zyrtare të “Instagram”-it të “Për’puthen” apo në “Youtube” ishin të shumta në lidhje me flokët e tij.

Pas komenteve të shumta, Arjani vendosi që më në fund të reagonte. Në puntatën e një dite më parë, opinionisti i njohur nisi të fliste për flokët e tij.

Kur moderatorja e programit i tha “sa bukur i ke flokët’, opinionisti u shpre:”Po pra, gjithë Shqipëria u mor me flokët e mia, harruan Covid-in, qeverinë dhe kujtonin se kisha paruke, nuk kam paruke”.

“Kam disa berber dhe 5 vajza të grimit që merren me stilin e flokëve të mia, nejse nuk e kisha shumë mendjen te komentet, pavarësisht se më bënin për të qeshur...”, vijoi Arjani.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco