Bebe Rexha mahnit me linjat trupore

Bebe Rexha mahnit me linjat trupore

16:56, 08/09/2021

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Itali.

Ajo shkoi në Venedik për shfaqjen e re të “Dolce dhe Gabanna”, teksa në të njëjtën kohë shfrytëzoi mundësinë për të kaluar ca pushime me të dashurin e saj.

32-vjeçarja e cila është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, nuk ka hezituar që të ndajë me ta disa nga momentet më të mira që po shijon atje.

 

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Jo të pakta janë rastet kur këngëtarja shqiptare publikon edhe ndonjë imazh provokues, duke treguar pa hezitim linjat e saj të trupit.

 

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Një gjë të tillë e ka bërë në videon e fundit të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në TikTok.

Në këtë video, Rexha shfaqet në një palë bikini të zeza në një jaht luksoz, ndërsa tregon me krenari fizikun e saj.

Some Led Zeppelin and thick thighs.♬ Stairway to Heaven (led zeppelin) – Scott D. Davis

 

 

Biondja bukuroshe mund të shihet teksa bën lëvizje provokuese përgjatë videos duke i bërë kështu për vete fansat e saj.

Bebe Rexha përndryshe është njohur për promovimin e pozitivitetit të trupit, pasi pavarësisht se është kritikuar për madhësinë e fizikut të saj, ajo gjithmonë ka shfaqur linjat e saj trupore me krenari, duke u shprehur se çdo femër e meriton të duket bukur dhe të shfaqë trupin e saj ashtu siç e ndjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco