‘Pas gjithë kësaj fshihet ish-bashkëshorti im’, modelja greke mohon akuzat për trafikim droge

‘Pas gjithë kësaj fshihet ish-bashkëshorti im’, modelja greke mohon akuzat për trafikim droge

16:51, 07/09/2021

Afroditi Barba modelja e njohur greke është arrestuar para disa ditësh për trafik droge pasi në makinën e saj u gjetën 35 pako kokainë pas një kontrolli nga policia.

Ajo pretendos se është e pafajshme dhe se pas gjithë kësaj fshihet ish-bashkëshorti, sheiku arab Rashit Satz.

“Unë besoj se e gjithë kjo është e stisur. Dyshoj se është ish-burri im, me të cilin kam pasur shumë zënka ndër vite. Ai nuk e pranon ndarjen dhe mendon se unë gjithmonë do të jem pronë e tij. Besoj se arsyeja pse donte të hakmerrej ndaj meje është fakti që fola për marrëdhënien tonë dhe sjelljen e tij në televizion.

Veprimi i tij kundër meje u shkaktua nga fakti se ai ndihej i dobët duke qenë në spital dhe me egoizmin e tij nuk mund të duronte të më shihte me dikë tjetër në Mykonos.

"Nuk e di nëse kontrolli ishte i rastësishëm. Policia fillimisht ishte e parkuar në rrugën Antheon, në një rrugë anësore dhe kur më panë që po kaloja para tyre dhe unë ndalova në dritën e kuqe, u nisa dhe më ndoqën kur kalova Vouliagmenis dhe hyra në Lambraki. Me fjalë të tjera, policët që më kontrolluan nuk ishin në pikën që zakonisht është një bllokadë e policisë ”, ka thënë modelja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco