ish-fituesi i “Big Brother” flet si asnjëherë më parë për partneren

ish-fituesi i “Big Brother” flet si asnjëherë më parë për partneren

16:25, 07/09/2021

Ish fituesi i ‘Big Brother’, Arbër Çepani ka zbuluar së fundmi se është në një lidhje dashurie me Anita Beqiraj, Miss Shqipëria 2010.

Ai ka publikuar një foto në Instagram ku ka shfaqur të gjithë lumturinë që ndjen përkrah gjysmës së tij më të mirë.

Së fundmi ai ka dhënë disa detaje të reja për partneren dhe lidhjen e tyre në një bisedë virtuale në emisionin “Rudina”.

Ish-fituesi i “Big Brother” tregoi se dyshen e ka bërë bashkë profesioni, ambientet e përbashkëta që frekuentonin, si dhe dashuria për gjërat e bukura.

 “Njerëzit e mirë i përputh universi, kështu që jemi përputhur nga energjia e mirë besoj. Jemi njohur nga ambientet e përbashkëta, profesioni, dashuria për gjërat e bukura…”, u shpreh Arbri.

Më pas e mbylli bisdën duke thënë:

 “Nuk e kam me vete zonjushën, por ju puthim virtualisht”.

Arbëri gjithmonë është mundur që të jetë i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e tij private, ndaj dhe nuk preferoi që të jepte të tjera detaje.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco