Tentoi të vriste Dudën, reperi shqiptar dënohet me BURG

Tentoi të vriste Dudën, reperi shqiptar dënohet me BURG

16:20, 07/09/2021

Reperi Ardian Xhaferri i njohur me emrin e artit, “The mike” është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg pas tentativës për të vrarë Dudën raporton Gazeta Express.  Vendimi u mor të martën nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Islam Thaqi.


Pak ditë më parë, reperi pranoi akuzat e ngritura ndaj tij. Bëhet fjalë për një ngjarje të zhvilluar në qershor të 2012-ës kur i pandehuri kishte tentuar të qëllojë me armë zjarri Dudën, mirëpo pasi nuk ka qëlluar në shënjestër, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas prokurorisë, Xhaferi ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 147, paragrafi 1, nën paragrafi 4 lidhur me nenin 20 të Kodit Penal si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, paragrafi 2 të Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco