“Kisha nevojë për ndihmë”, Camila Cabello tregon për betejën me ankthin

“Kisha nevojë për ndihmë”, Camila Cabello tregon për betejën me ankthin

13:50, 07/09/2021

Jo rrallëherë ndodh që yjet më të mëdha botërorë të hapin zemrën e t’u tregojnë publikut dhe ndjekësve të tyre më të zjarrtë që dhe ata, ashtu si ndjekësit e tyre përballen me vështirësi në jetën e tyre të përditshme e cila fshihet pas fasadës plot shkëlqim të Hollywood.

Ka qenë pikërisht këngëtarja e njohur Camilla Cabello, e cila në një intervistë ka zbuluar një pjesë “të errët” nga jeta e saj duke treguar se ka luftuar me ankthin.

Në rrëfimin e saj, Cabello ka zbuluar se si ka patur nevojë për ndihmën jo vetëm të profesionistëve, por dhe të personave pranë saj, si i dashuri Shawn Mendes dhe se si izolimi gjatë periudhës së pandemisë në fakt e ka ndihmuar këngëtaren pas 9 viteve pune të pandërprerë.


“Para izolimit jetoja me një ankth vërtet të lartë. Ishte shumë dhe nuk ishte i qëndrueshëm. U ndjeva sikur po vrapoja me një këmbë të thyer, por nuk  po kuptoja vërtet se si ndihesha. Vazhdoja t’i thoja vetes se gjithçka ishte mirë: ‘Duhet të ndihem mirë, duhet të ndihem mirë’. Në fakt ajo që duhej të bëja ishte të thosha: ‘Si ndihem në të vërtetë?’. Më duhej t’i jepja leje vetes për të kërkuar ndihmë – sepse kisha nevojë për ndihmë. Kisha nevojë për terapi.
Unë e di që tani duhet të kujdesem për veten time. Ankthi është diçka me të cilën kam luftuar që kur isha adoleshente dhe kështu periudha e izolimit në pandemi në të vërtetë ka qenë një kohë vërtet pozitive për mua.
Vitin e kaluar kam pasur një terapist të ri, kam përparuar shumë dhe ndihem shumë më mirë”, u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco