Mos po kurdisin diçka? Nicki dhe Rihanna shfaqen bashkë në një dhomë me partnerët e tyre

Mos po kurdisin diçka? Nicki dhe Rihanna shfaqen bashkë në një dhomë me partnerët e tyre

12:44, 07/09/2021

Nicki Minaj i surprizoi të gjithë ditën e sotme teksa publikoi një foto me Rihanna-n. Dy artistë duket se janë mbledhur në një shtëpi mbrëmjen e sotme së bashku me partnerët e tyre, Kenneth Petty dhe ASAP Rocky.

Në foton e publikuar dy artistët shfaqen përkrah partnerëve, ndërkohë që mes tyre dallohet edhe vogëlushi i Nicki Minaj.

 

Dhe menjëherë pas publikimit të këtyre fotove, lindën dyshimet nga ndjekësit se së shpejti mund të kemi një bashkëpunim nga dy artistet.

“Rihanna dhe Nicki Minaj ishin vërtetë në të njëjtën dhomë bashkë me fëmijët duke u relaksuar, këngë e re po vjen”, shkroi dikush në “Twitter”.

Image

Ndërsa një tjetër u shpreh se kjo është fotografia më e bukur e vitit, kurse dikush tjetër aludoi se si mund të ndihet Drake pas kësaj fotografie duke qenë në një marrëdhënie me të dyja artistet.

Rihanna dhe Nicki janë miket dhe mbështetëset më të mëdha të njëra-tjetrës, që nga bashkëpunimi i tyre në vitin 2011-të, që mban titullin “Fly”.

 

Muajin e kaluar, kur “Forbes” e kurorëzoi Rihanna0n si miliardere, Nicki u shpreh tepër e lumtur në një postim në “Instagram”.

“Një miliardë këtu, një miliardë atje. E vogla Bajan me sy jeshilë, kjo çantë është një tjetër masë. Nëse kjo nuk të inspiron”, shkroi Nicki në një postim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco