Syze që kushtojnë sa një veturë; King Vali Corleone nuk ndalet në luksin e tij…

Syze që kushtojnë sa një veturë; King Vali Corleone nuk ndalet në luksin e tij…

11:06, 07/09/2021

I veçantë, unik në llojin e tij se si jeton, flet, vishet, performon në rrugët e Gjilanit me makinat luksoze që posedon. Disa herë ka provuar edhe shijen e burgut, për çështje të ndryshme.

King Valentino Corleone, një personazh kontravers mjaft i njohur në rrjetet sociale, por edhe në mediat shqipfolëse, nuk resht së surprizuari. Kuptohet, me sjelljet, deklaratat ose dhuratat që i bën vetes.

Kësaj here ka konfirmuar jetën e shfrenuar luksoze që bën. Me çfarë do të thoni ju? Me një palë syze të porositura enkas për të, jashtë serie, me një vlerë marramendëse.

Sipas burimeve afër tij, marka e syzeve në fjalë është “Gucci”, ato janë porositur “special” nga Amerika. Vlera e tyre ka arritur diku te 9000 euro, pra më shumë ose sa një veturë e viteve të fundit.

“Kingu” ka pohuar se nuk do të ndalet me kaq. Shumë shpejt ka thënë se do të investojë në pasuri të patundshme diku… jashtë globit. Sidoqoftë, kjo mbetet të shihet, sepse ai vërtet nuk i lejon vetes kufij, por ka dhe ëndrra të parealizueshme.

Kujtojmë se “mbreti i Gjilanit” bëri shumë bujë herët e fundit, kur prezantoi blerjen e bujshme të automjetit të radhës luksoz, një “G-vagon Brabus”. Me këtë “xhevahir”, Vali Corleone tronditi showbizin shqiptar, sepse vlera e saj ishte diku afro 600.000 euro. Pra, më tepër se gjysëm milioni euro, shifra që për dikë tjetër as mund të çohen nëpër mend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco