Dua merr edhe një shpërblim të madh

Dua merr edhe një shpërblim të madh

09:58, 07/09/2021

Pas sukseseve të njëpasnjëshme në projektet e saj muzikore, të gjithë sytë tanë kanë qenë tek Dua Lipa dhe kjo jo vetëm prej famës botërore që këngëtarja ka.

E ndoqëm hap pas hapi në pushimet e saj të përfoulura në Shqipëri, por duket se hap pas hapi Dua-n e ka ndjekur dhe një tjetër sukses.

“Cold Heart” është hiti që e bëri këngëtaren bashkë me legjendën muzikore Elton John.

Dyshja ka festuar frytet e këtij bashkëpunimi i cili është renditur në krye të playlistave muzikore. Për Elton John ky është projekti i dytë që ka zënë vendin e parë këtë vit pas “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander.

“Epo në moshën time, të kesh një këngë të parën në tabelë është një surprizë e jashtëzakonshme, një arritje. Pra, dy është qesharake. Dua të them se kjo është një ëndërr e realizuar”, është shprehur Sir Elton John duke folur me prezantuesin e Big Top 40, Will Manning.

Ndërsa Dua Lipa ka ripostuar postimin e John në instagramin e saj duke treguar se sa e entuziasmuar është për këtë projekt muzikor dhe suksesin që kënga ka arrirë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elton John (@eltonjohn)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco