Princi Harry dhe Meghan Markle po përmbushin ëndrrën e mbetur përgjysmë të Princeshës Diana

Princi Harry dhe Meghan Markle po përmbushin ëndrrën e mbetur përgjysmë të Princeshës Diana

17:56, 02/09/2021

Princeshë Diana thuhet se kishte në plan të shkonte në Kaliforni me djemtë e saj, Princin William dhe Princin Harry, dhe të ndiqte një karrierë në Hollywood, shkruan “Daily Mail”.

“Kishte disa projekte të mëdha që po krijonte, përmes ofertave që i ishin ofruar. 

Një nga mundësitë kryesore që ajo donte të krijonte ishte të fillonte zhvillimin e dokumentarëve për interesa bamirësie, që më pas do asimiloheshin në filma.

Ajo po planifikonte të kalonte shumë kohë në Hollywood.

Diana vërtet kishte filluar të eksploronte fuqinë e saj krijuese,“- tha ish-trajneri i zërit të Dianës, Stewart Pearce, për “Daily Mail” të martën, me rastin e 24-vjetorit të vdekjes së saj.

Pearce vazhdoi duke thënë se Diana ishte lidhur me më të mirët në showbizz dhe ishte konsultuar me njerëzit e duhur.

Princesha thuhet se kishte ëndrra të mëdha për të shkuar pas kamerës, megjithatë Pearce pohoi se nuk kishte ndërmend të bëhej yll filmash.

“Kjo është diçka për të cilën Diana nuk ishte e interesuar, aspak.

Megjithëse ajo ishte një adhuruese dhe entuziaste e madhe për artet e shfaqjes, veçanërisht vallëzimin, aktrimi nuk ishte diçka që ajo e pa si trajektoren e saj të re krijuese,”- tha ai.

Aspiratat e Dianës për të marrë dhe transferuar fëmijët e saj në Shtetet e Bashkuara janë jashtëzakonisht të ngjashme me rrugën që Harry dhe Meghan Markle, kanë marrë me lëvizjen e tyre në Montecito, Kaliforni, pas largimit nga familja mbretërore vitin e kaluar.

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë nënshkruar që atëherë disa marrëveshje librash, filmash dhe podkastesh.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco