Kida sjell imazhe atraktive nga pushimet, pas paralajmërimit të këngës së re

Kida sjell imazhe atraktive nga pushimet, pas paralajmërimit të këngës së re

15:04, 02/09/2021

Kida konsiderohet si një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të dashura për publikun shqiptar, dhe kjo fal sukseseve të saj të vazhdueshme dhe projekte të shumta muzikore.

Këngëtarja pas një sezoni të ngarkuar veror me koncerte e mbrëmje muzikore, së fundi ka filluar pushimet së bashku me mikeshën e saj.

Por, nga pushimet Kida nuk ka lënë pa sjellë një tjetër befasi për fansat e saj, duke njoftuar se së shpejti do të sjell këngën më të re që mban titullin “Dinero” dhe do të jetë e vizualizuar edhe me klip, e që do të jetë pjesë e albumit të saj më të ri.

 

Foto: Kida/Instagram

Këngëtarja nuk ka bërë të ditur datën e publikimit të këngës, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e fansave të saj.

Krahas këtij njoftimi, Kida nuk ka lënë anash pa sjellë disa fotografi nga pushimet që po bën, teksa dukej në formë të mirë dhe e relaksuar.

 

Foto: Kida/Instagram

Në imazhet që ka pubikuar, këngëtarja shihet në një këmishë me ngjyra të hapura, grim të lehtë dhe syze dielli.

Ndryshe, kënga e saj e fundit erdhi në bashkëpunim me dy emra të njohur të estradës shqiptare, Butrint Imerin dhe Ledri Vula, projekti i treshes “Dale” ishte ndër hitet më të dëgjuara të verës që po lëmë pas, me mbi 46 milionë klikime në kanalin YouTube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco