‘Kënga jonë mbeti’, vdekja e reperit grek trondit Morena Tarakun

‘Kënga jonë mbeti’, vdekja e reperit grek trondit Morena Tarakun

13:24, 02/09/2021

Reperi i njohur me origjinë greke Mad Clip ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Athinë.

Përplasja ishte shumë e fortë pasi mjeti u shkatërrua plotësisht dhe madje grupit hetimor iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos.

Mediat fqinje raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti.

Reperi po kthehet në shtëpi nga dasma e mikut të tij kur ndodhi aksidenti fatkeq.

Së fundmi, ka qenë Morena Taraku, ajo e cila ka reaguar e tronditur për ndarjen nga jeta të reperit të njohur grek.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale foto të reperit krahas së cilës ka treguar se kanë pasur plane të përbashkëta muzikore për një projekt që fatkeqësisht është lënë përgjysmë.

“Nuk mund ta besoj vëlla. U prehsh në paqe. Kënga jonë mbeti…”, ka shkruar këngëtarja.

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco