‘Paketova rrobat dhe u largova’, çfarë ndodhi këtë herë me Loredanën dhe Mozzik?

‘Paketova rrobat dhe u largova’, çfarë ndodhi këtë herë me Loredanën dhe Mozzik?

13:34, 14/08/2021

Fansat kanë vënë re para disa ditësh se çifti i njohur Loredana dhe Mozik tashmë nuk ndiqen më në rrjetet e tyre sociale.

Kjo ngriti dyshime se tashmë ata sërish janë ndarë nga njëri-tjerti pas një ribashkimi që patën disa kohë më parë.

Së fundmi, ata kanë publikuar disa bashkëpunime të cilat kanë rezutuar të suksesshme pasi publiku i ka pëlqyer shumë ato.

Mirëpo, dyshja në rrjetet e tyre sociale ditën e djeshme kanë publikuar disa thënie ku duken qartazi ‘thumbat” drejtuar njëri-tjerit.

“Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”.-shkruan Mozzik në Instastory.

Loredana nuk e ka lënë pa një kundërpërgjigje ish-partnerin e saj, pasi reperja zgjodhi këngën “Let you doën” për t’i dërguar një mesazh atij. Në tekstin e këngës thuhet:

“Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”.

Image

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco