Babai i Britney Spears më në fund heq dorë nga kujdestaria e saj

Babai i Britney Spears më në fund heq dorë nga kujdestaria e saj

10:37, 13/08/2021

Britney Spears dhe babai i saj prej disa muajsh janë  një betejë të vazhdueshme sa i përket çështjes së kujdestarisë së saj.

Mirëpo, ditën e djeshme ai ka rënë dakord që të japë dorëheqjen si kujdestar i pasurisë së këngëtares.

Ai ka argumentuar se nuk ka ndonjë arsye pse ta kundërshtojë vendimin e vajzës së tij dhe interesi më i mirë i saj ëhtë që ai të hiqte dorë.

“Në fakt, nuk ka arsye për pezullimin ose heqjen e zotit Spears si kujdestar i pasurisë dhe është shumë e diskutueshme nëse një ndryshim në kujdestarinë do të ishte në interesin më të mirë të zonjës Spears” është shprehur avokatja e babait të Britney Spears, Vivian Thoreen.

Nga ana tjetër, Britney Spears është shumë e lumtur pasi më në fund do të jetë e lirë.

“Ne jemi të kënaqur, por jo të befasuar që zoti Spears dhe avokatja e tij më në fund e kanë pranuar se ai duhet të largohet. Megjithatë, jemi të zhgënjyer nga sulmet e tyre të vazhdueshme të turpshme dhe të dënueshme ndaj zonjës Spears,- ka thënë avokati i Britney Spears, Matthew Rosengart.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco