Christina Applegate tregon se vuan nga një sëmundje e rëndë

Christina Applegate tregon se vuan nga një sëmundje e rëndë

18:52, 10/08/2021

Aktorja hollivudiane, Christina Applegate, ka njoftuar se është diagnostikuar me sklerozë multiple.

49-vjeçarja, e njohur për rolet në filmat, si “Bad Moms”, “Married… with Children” e “Dead to Me”, ka bërë të ditur se me këtë sëmundje është diagnostikuar para disa muajsh.

“Ka qenë një rrugëtim i çuditshëm. Mirëpo, më kanë mbështetur njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje. Ka qenë një rrugëtim i vështirë. Por, siç e dimë të gjithë, rruga po vazhdon”, ka shkruar aktorja në Twitter.

Skleroza multiple është një sëmundje demielinizuese, në të cilën janë të dëmtuar mbështjellësit e qelizave nervore në tru dhe në palcën kurrizore (medulla spinalis).
Ky dëmtim e pengon aftësinë e pjesëve të sistemit nervor që të komunikojnë duke shkaktuar një varg shenjash dhe simptomash fizike, mentale dhe nganjëherë edhe probleme psikiatrike.
Në simptomat specifike përfshihen problemet në shikim (nistagmus, vizion i dyfishtë, neurit optik), dobësia dhe spazmat muskulore, probleme me ndjesinë, koordinimin dhe baraspeshën, lodhje, dhimbje, vështirësi në kontrollimin e urinimit dhe defekimit, dhe shumë simptoma të tjera.

Ky nuk është problemi i parë serioz shëndetësor me të cilin përballet Applegate.

Në vitin 2008, ajo vendosi të bënte mastektomi të dyfishtë (heqjen e të dy gjinjve), pasi mësoi se bartte gjenin që rrezikonte zhvillimin potencial të kancerit të gjirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco