Nicole Kidman habit: Nuk iu përgjigja emrit tim për pesë muaj në mënyrë që të ‘hyja’ në rol

Nicole Kidman habit: Nuk iu përgjigja emrit tim për pesë muaj në mënyrë që të ‘hyja’ në rol

18:37, 10/08/2021

Aktorja Nicole Kidman zbuloi se ajo "ishte" në personazhin e saj nga seriali "Nine Perfect Strangers" për pesë muaj dhe se ajo as nuk iu përgjigj emrit të saj gjatë asaj periudhe.

Sipas NME , Kidman zbuloi në një intervistë se ajo ishte "e çmendur" ndërsa luante rolin e Masha në serial.

"Unë iu përgjigja ekskluzivisht Masha," tha ajo.

Ajo shtoi se kishte nevojë për paqe.

“Doja që një energji e qetë dhe shëruese të rrezatonte gjatë gjithë kohës. Mbaj mend që shkoja tek njerëzit, mbaja duart, dhe ata po flisnin me mua, dhe kur më thërrisnin Nicole, unë i injorova plotësisht. Kjo ishte mënyra e vetme për t'u lidhur me njerëzit," vuri në dukje ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco