Postimi i Antonela Rocuzzos duke fluturuar drejt Parisit bëhet virale: Drejt një aventure...

Postimi i Antonela Rocuzzos duke fluturuar drejt Parisit bëhet virale: Drejt një aventure...

14:56, 10/08/2021

Të buzëqeshur rrugës për Paris, postimi i fundit i Antonelës: “Përfundon një epokë, fillon një tjetër”, zyrtarisht gjatë ditës së sotme Messi do të jetë lojtar i PSG-së.

Lionel Messi është nisur për Paris bashkë me familjen e tij. Gjatë ditës, ai do të zyrtarizohet si lojtar i Paris Saint Germain. Leo ka arritur marrëveshje me PSG-në për një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe një tjetër dhe do të fitojë 35 milionë euro në sezon.

Pak minuta më parë ai arriti në aeroportin e Barcelonës, derisa tani, Antonela Roccuzzo, gruaja e Leos, ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga aeropolani, të buzëqeshur rrugës për Paris. Ajo ka shkruar: “Drejt një aventure të re ne të 5”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco