Rita Ora rrezikonte të humbiste biznesin e saj, pasi 'përtoi' të firmoste disa dokumente me vlerë

Rita Ora rrezikonte të humbiste biznesin e saj, pasi 'përtoi' të firmoste disa dokumente me vlerë

09:49, 09/07/2021

Rita Ora përveç faktit që është një këngëtare e suksesshme, ka në pronësi të saj edhe dy kompani të cilat e kanë bërë pjesë të biznesit.

Kompanitë e saj qarkullojnë para me vlerë 6.5 milion paund duke i dhënë asaj fitime marramendëse.

Mirëpo, së fundmi Rita ishte përfshirë në disa telashe që rrezikonte t’i humbiste këto kompani.

Sipas ‘Daily Mail’, ajo ka pasur probleme të mëdha me ligjin pasi nuk u tregua korrekte, dhe nuk iu përgjigj letrave të njëpasnjëshme të ‘Companies House’ që kontrollon nga ana ligjore çdo kompani në Mbretërinë e Bashkuar.

Që prej prillit, Ritës i është kërkuar të rinovojë dokumentat e ‘Ora Multi Services Limited’ dhe ‘Ora Live’, por nuk e ka bërë, derisa me rregullat e shtetit, do i merrej e gjithë vlera e kompanive për t’u vendosur në emër të mbretërisë.

Rita i firmosi dhe mbylli çdo dokument me një ndërhyrje në momentin e fundit, duke i hedhur poshtë problematikat që u hapën prej muajsh.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco