Dua Lipa i gëzohet fitores së Anglisë në ‘Euro 2020’: Po vjen në shtëpi!

Dua Lipa i gëzohet fitores së Anglisë në ‘Euro 2020’: Po vjen në shtëpi!

09:42, 08/07/2021

Mbrëmjen e së martës, Anglia ka fituar me vështirësi 2-1 ndaj Danimarkës.

“Tre luanët” kualifikohen në finalen e madhe të Euro 2020, e cila do të zhvillohet këtë diel në “Wembley Arena” në Londër.

Kualifikimit të Kombëtares angleze i janë gëzuar emra të shumtë, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila jeton në Angli.

Dua Lipa tregoi se e ndoqi ndeshjen me miqtë e saj, teksa ishte veshur enkas me ngjyrat e flamurit anglez dhe kishte vizatuar simbolin e flamurit në të dy faqet e saj.

“Po vjen në shtëpi”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke iu referuar sloganit të famshëm të britanikëve për rikthimin e trofeut të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar – aty edhe nga ku ka lindur ky sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco