Aristela Leka habit me deklaratën për ish-konkurrentin e “Përputhen”

Aristela Leka habit me deklaratën për ish-konkurrentin e “Përputhen”

11:46, 07/07/2021

Aristela Leka edhe pas daljes nga programi ‘Përputhen” nuk ka mundur që të gjejë akoma dashurinë e jetës.

Ish-konkurrentja pati një intervistë në emisionin “Top Arena”, ku ka folur më gjatë rreth jetës së saj personale.

Ajo tha se ende nuk e ka gjetur partnerin e jetës pasi nuk është koha dhe momenti i duhur.

“Vendosa të hyja për tu përputhur, por nuk u përputha se ndoshta pak ishte situata, ndoshta s’ishin personat e duhur, ndoshta s’ishte momenti i duhur. Nuk më kanë penguar prindërit, sepse nuk besoj se ka prindër që nuk duan që fëmija i tyre të përputhet e të realizohet, të sistemohet”, – u shpreh Aristela.

Më tej, ajo zbuloi se personi që e ka zhgënjyer më shumë në program është Mevlani, pasi nuk ishte i njëjti si në ekran dhe jashtë tij.

“Mevlani, sepse kur erdha në fillim kisha atë idenë që është ‘uau’, atë pëlqimin nga televizori. Pastaj aty duke e njohur nga afër, mendoj se kishte disa ndryshime të vogla”-tregoi ajo.

E pyetur nëse thashethemet që është e lidhur me Mevlan Shabën janë të vërteta, Leka tha: “Po, jemi të lidhur! U ndamë para pak minutash se iku në Gjermani. Po bëj shaka”.

 

Image

 

 

Image

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco