Pas skandaleve, menaxheri i Britney Spears jep dorëheqjen

Pas skandaleve, menaxheri i Britney Spears jep dorëheqjen

19:56, 06/07/2021

Të gjithë jemi njohur me historinë dhe deklaratat tronditëse të këngëtares së njohur Britney Spears lidhur me kujdestarinë e të atit.

Këngëtarja nuk e fitoi dot betejën ligjore pasi gjykata mori vendimin ku vazhdon t’i japë babait, Jamie Spears, kontrollin mbi jetën e saj.

 

Së fundmi, menaxheri i Britney Spears, Larry Rudolph ka vendosur të japë dorëheqjen.

Sipas mediave, ai ka kërkuar të dalë në pension dhe është shprehur se nuk dëshiron të jetë i përfshirë në çështjen e kujdestarisë.

 

Unë kurrë nuk kam qenë një kujdestar dhe gjëra që lidhen me këtë, kështu që nuk jam njohur me shumë nga detajet nga ajo histori.

 Unë kam qenë i zënë duke ndihmuar Britney-n të përparojë në karrierën e saj. Si menaxher i saj, mendoj se është më mirë të përjashtoj veten time nga kjo histori sepse mendoj se ajo nuk do të ketë më nevojë për shërbimet e mia.

 

Megjithatë ai u shpreh se i uron gjithë të mirat dhe se do të jetë gjithmonë pranë saj.

Rikujtojmë, se së fundmi mamaja e Britney, Lynne Spears, e cila është divorcuar me babain e Britney-t në vitin 2002, ka folur për herë të parë në një lidhje telefonike me “The New Yorker” duke thyer kështu heshtjen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco