Klubet e natës në dorën e Albin Kurtit e Arben Vitisë

Klubet e natës në dorën e Albin Kurtit e Arben Vitisë

16:03, 06/07/2021

Klubet e natës janë ndër bizneset e pakta që akoma nuk kanë marrë dritën e gjelbër për të nisur punën, pas ballafaqimit me pandeminë COVID-19, pandemi kjo që vazhdon akoma të jetë prezente, por jo edhe e rrezikshme si në fillimet e saj.

Syri.net Kosova ka kontaktuar Arian Vranicën, nga Shoqata e Gastronmëve, për ta pyetur se a ka ndonjë shpresë që këto klube të nisin punën, siç paralajmëruan ata, pra, nga 15 korriku.

Vrainca tha se akoma nuk ka ndonjë gjë konkrete, por, ka sinjale të mira në këtë drejtim.

“Qeveria e Kosovës sot e ka një mbledhje për masat e reja, e ndër to do diskutohet edhe lejimin apo jo i dasmave dhe klubeve të natës. Akoma nuk ka ndonjë vendim, por, ka sinjale të mira, duke qenë se dhe gjendja me COVID-19 nuk është e jashtëzakonshme apo e keqe, që do bënte ndalimin e këtyre aktiviteteve” tha Vrainca.

I pyetur se a kanë paraparë ndonjë referim për masat që do mund të merreshin në këto klube, apo, edhe zgjatje të orarit, Vrainca tha se kjo çështje duhet parë me kujdes, pasi, duhet të ketë balancë mes orareve për gjitha fushat e gastronomisë.

Përpos klubeve të natës, janë edhe restorantet dhe hoteleritë ato që janë bërë sy e vesh për lejimin e dasmave për këtë sezon, ani pse disa prej tyre kanë nisur.

Janë edhe këngëtarët ata që janë të përgatitur e kanë mbushur bateritë për sezonin veror, për të kënduar në ahengjet familjare.

Në intervistat që kanë dhënë, ata shpesh janë shprehur se kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë mbijetuar për gjatë një viti e gjysmë që nuk punuan.

Klubet e natës dhe restorantet e dasmave janë mbyllur që në fillim të arritjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë, në marsin e vitit të kaluar.

Kanë qenë këngëtarët ata që para se qeveria të merrte vendim për mbylljen total të tyre, t’i anulonin mbrëmjet muzikore, në mënyrë që virusi mos të përhapej.

Por, në fakt, as vet këngëtarët nuk kanë menduar se “pushimi i detyruar” siç e kanë cilësuar ata, do t’u zgjaste kaq shumë.

Sido që të jetë, shpresa e vetme për ta është lejimi i punës dhe rimburësimi monetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco