Në këto shtete Butrint Imeri dyshohet se bleu klikime

Në këto shtete Butrint Imeri dyshohet se bleu klikime

15:46, 06/07/2021

Butrint Imeri para një jave ka publikuar këngën e tij “Dujëm”, e cila po konsiderohet të jetë një nga hitet e kësaj vere bazuar në numrin e klikimeve.

Me këtë këngë, për pak ditë, në kanalin e “Youtube”, Imeri paraqitet se ka grumbulluar mbi 7 milionë klikime.

7.3 milion është numri i klikimeve që figuron aktualisht në kanalin Youtube të kësaj kënge që nga data 23 qershor kur është publikuar.

Ky numër kaq i madh i klikimeve për kaq pak ditë, ka bërë që të hidhen dyshime se këngëtari kosovar ka blerë klikimet në këngën e tij të fundit.

Në rrjete sociale po qarkullojne disa të dhëna që sipas tyre vërtetojnë blerjen e klikimeve nga 10 shtete.

Për çudi aty figurojnë edhe shtetet si India e cila figuron e dyta në bazë të numrit të shikimeve, Vietnami dhe Brazili.

Lista vazhdon dhe bëhet akoma më interesante me shtete si Indonezia, Tajlanda, Pakistani e Filipinet.

Tutje, në listë janë përfshirë edhe emrat e qyteteve nga ku kënga është klikuar më së shumti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco