Nëna e Ledri Vulës i kthen ndjekëses përgjigjen e merituar lidhur me Sarën

Nëna e Ledri Vulës i kthen ndjekëses përgjigjen e merituar lidhur me Sarën

13:27, 06/07/2021

Xheraldina Vula ka treguar shpesh-herë se ka një raport të shkëlqyer me partneren e Ledrit, Sara Hoxhën.

Në një nga intervistat e saj ajo u shpreh se Sara të bën për vete me ngrohtësinë e saj dhe s'ke si mos ta duash.

“Sara më pëlqen shumë se është e hapur dhe e ngrohtë me njerëzit, është e afërt. Ka qejf të bëjë muhabet, ka qejf të hamë diçka bashkë, të bëjmë diçka bashkë. Ka një ngrohtësi, që ti do s’do, të bën ta duash, pikërisht për shkak të ngrohtësisë”,- ka thënë më parë Xheraldina.

Mirëpo, në një postim të fundit që Xheraldina bëri në Instagram një ndjekëse u shpreh se nuk ka marrëdhënie të mirë mes nuses dhe vjehrrës dhe nuk e di se si mund ta duronte Sara.

“Nuk e di se si ia kalon mirë Sara me ty, se në pamje të parë dukesh shume e rreptë,-i shkroi ajo.

Xheraldinës nuk i ka shpëtuar një koment si ky, dhe i është përgjigjur me shumë sportivitet: “Valla e shtir jam bajagi. As vetë nuk e di si po kalon Sara me mua!”

 

Image

 

 

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco