Harry Styles dhe Olivia Wilde shfaqen më të dashuruar se kurrë duke bërë publike lidhjen e tyre

Harry Styles dhe Olivia Wilde shfaqen më të dashuruar se kurrë duke bërë publike lidhjen e tyre

12:33, 06/07/2021

Harry Styles dhe Olivia Wilde janë përfolur prej disa mujash për një lidhje dashurie, por ata nuk kanë reaguar publikisht.

Çifti është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por kurrsesi nuk e pranonin se mes tyre ekziston diçka.

Megjithatë, ‘Page Six” ka siguruar disa foto të çitit këto ditë teksa pushojnë në “Monte Argentario”  në brigjet e bregdetit Italian.

Ata shihen të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin teksa shkëmbejnë puthje të zjarrta.

Të dy ata po kërcenin nën tingujt e bukur të muzikës në një jaht luksoz dhe e kaluan gjithë pasditen duke pirë verë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Image

 

Image

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco