Gjon Muharremaj interpreton në mënyrë të veçantë këngën “Fever” të Dua Lipës

Gjon Muharremaj interpreton në mënyrë të veçantë këngën “Fever” të Dua Lipës

12:31, 06/07/2021

Gjon Muharremaj i njohur me emrin artistik si Gjon’s Tears këtë vit është kthyer në një nga emrat më të komentuar për shkak të pjesëmarrjes në “Eurovision 2021”.

Në kompeticionin muzikor ai përfaqësoi Zvicrën, gjersa është renditur në vendin e tretë.

Pavarësisht kësaj, artisti nga Suhareka po vazhdon të jetë i angazhuar me performanca të ndryshme.

 

Gjon Muharremaj (Foto: Instagram)

Ai së fundmi ka interpretuar një nga hitet e këngëtares Dua Lipa “Fever”, që e solli në nëntor të vitit të kaluar në bashkëpunim me Angele.

Gjon ka bërë një interpretim të mahnitshëm duke qenë se gëzon një vokal të veçantë.

Shumë prej ndjekësve theksuan se ky ‘cover’ është shumë më i mirë se origjinali.

Sidoqoftë, Gjon është duke punuar në një sërë projektesh që do të lansohen në vazhdim. /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco