Kush është djali që i ka fituar zemrën? Jasmina shuan kureshtjen e të gjithëve

Kush është djali që i ka fituar zemrën? Jasmina shuan kureshtjen e të gjithëve

12:10, 06/07/2021

Jasmina dhe Andi ishin dy ish-konkurrentët e “Përputhen” të cilët dolën bashkë si çift nga programi.

Megjithatë, lidhja e tyre nuk zgjati shumë pasi xhelozia dhe grindjet e shpeshta me njëri-tjetrin ishin arsyet që ata vendosën të ndaheshin.

Para disa kohësh, u përfol se Andi është në një lidhje dashurie me këngëtaren Diona Fona, lajm ky i cili u përgënjeshtrua nga vetë ajo.

Megjithatë. historia me Andin për Jasminën duket se ka mbetur në të kaluarën, pasi gjatë një interviste virtuale me ndjekësit ajo ka zbuluar se është në një lidhje të re.

E pyetur nëse i dashuri i saj është një person publik apo jo, ajo është përgjigjur: “Anonim”.

Shumë nga fansat mendojnë se ajo është në lidhje me një  tjetër ish-konkurent  të "Përputhen" , Alesandron, i cili i ka kushtuar edhe një këngë Jasminës, por ajo e ka përgënjeshtruar këtë lajm duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë tjetër veçse miqësi.

“Nuk ka asgjë përveç respektit dhe dashurisë sime për personin që është dhe më vjen keq që ju nuk njihni as 1% të atij djali se është flori!”, përgjigjet Jasmina.

 

Image

 

Image

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco