Lindita nxjerr zbuluar konkurentin e ‘Përputhen’: 'Është i lidhur jashtë programit, së shpejti do të bëhet baba'

Lindita nxjerr zbuluar konkurentin e ‘Përputhen’: 'Është i lidhur jashtë programit, së shpejti do të bëhet baba'

10:44, 06/07/2021

Lindita dhe Olti ishin dy nga konkurentët e “Përputhen” të cilët realizuan më shumë takime se të tjerët gjatë fillimit të programit.

Në fillim, raporti i dyshes ishte mjaft i mirë, por me kalimin e kohës gjërat mes tyre ndryshuan.

Mbrëmjen e djeshme, Lindita e akuzoi Oltin se ka një lidhje jashtë porgramit madje se vajza në fjalë është shtatzënë dhe se këtë rrëfim e ka bërë ajo përmes një telefonate.

“’Dua të flas me ty si femra-femrës’ -më tha. "Më tregoi dhe që është shtatzënë me Oltin, një muaj e gjysmë, që unë mos t’i hyj në hak. dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore që ajo më mori që unë ta kuptoj atë si femër".

Unë i thash:"Mesa di Olti ka ndjenja për ish-bashkëshorten e vet, më vjen keq, ti rregullo situatën tënde në radhë të parë, se nga unë s’do kesh asnjë problem,-është shprehur Lindita.

Mirëpo, nga ana tjetër Olti nuk I ka pritur mirë këto akuza dhe ka reaguar shumë I revoltuar.

"A e morët vajzën në telefon? Çfarë ju tha? Ka shumë rëndësi nëse ajo është shtatzënë apo jo, sepse nëse unë shkoj me atë vajzën në krevat janë dy gjëra të ndryshme"- ka thënë Olti.

"Të më thotë që ‘jam shtatzënë’ është shumë e madhe. Lindita nuk duhet ta thoshte këtë gjë, sepse ajo e di që unë kam tre fëmijë. Ti e nxore një gjë të tillë, ti e ke thënë. "Po më prish imazhin.”-vazhdoi më tej ai.

 

Image

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco