Pas 'Hajde luj qyqek' këngëtarja serbe paralajmëron se do të publikojë edhe një këngë shqipe

Pas 'Hajde luj qyqek' këngëtarja serbe paralajmëron se do të publikojë edhe një këngë shqipe

08:03, 19/06/2021

Këngëtarja e njohur serbe Tea Tairovic në një intervistë ekskluzive për TVKLAN.AL ka zbuluar detaje rreth bashkëpunimit të saj me një këngëtar shqiptar.

Pas publikimit të “Hajde” një version serbisht i këngës së njohur shqiptare “Hajde luj qyqek”, këngëtarja premton se ka një surprizë për të gjithë fansat.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me producentin dhe këngëtarin e njohur Irkenc Hyka. Ajo ka treguar se shumë shpejt do të publikohet kënga e saj e re, një ripërpunim i një prej këngëve më të njohura të Irkencit.

“Kam bërë një version të mirë të një prej këngëve të tij dhe jam shumë e kënaqur. Kënga do të publikohet së shpejti,” është shprehur Tairovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco