FOTO/ Vajza e Paul Walker emocionon rrjetin me foton përkrah Vin Diesel

FOTO/ Vajza e Paul Walker emocionon rrjetin me foton përkrah Vin Diesel

17:41, 01/06/2021

Meadow Walker, vajza e të ndjerit Paul Walker, vazhdon të ruajë miqësinë me shokët më të mirë të të atit.

Image

Së fundmi, ajo i ka prekur të gjithë fansat e aktorit të ndjerë me një postim në rrjete sociale. Meadow Walker ka ndarë në “Instagram” një foto të saj më Vin Diesel dhe vajzën e tij 13-vjeçare, Haina.

Image

Ajo shihet duke përqafuar Vin Diesel dhe kjo foto i ka emocionuar të gjithë.

“Familje”, ka shkruar Meadow krahë fotos, duke treguar se aktori i famshëm, që ishte miku më i mirë i babait të saj, zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Image

Vin Diesel po ashtu la një koment poshtë fotos.

“Vetëm dashuri, gjithmonë...”, komentoi aktori.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco