A e vranë shqiptarët Princin e Sohos?

A e vranë shqiptarët Princin e Sohos?

14:18, 01/06/2021

Publicisti Daut Dauti ka shkruar në Facebook për vrasjen enigmatike të njërit nga figurat më të njohura të jetës së natës në Londër. Sipas raportimeve, dyshohet se pas kësaj vrasjeje, mund të qëndrojnë mafiozët shqiptarë, por nuk ka fakte të publikuara nga policia

Postimi i Daut DautitMark Edmonds është gazetar me përvojë 40 vjeçare. Ai ka ushtruar edhe rolin e redaktorit si dhe pozitat udhëheqëse në gazetat më të mëdha siç janë: the Sunday Times, Daily Mail, Financial Times dhe Daily Telegraph. Ai ka përgatitur një program dokumetar, në të cilin kam marrë pjesë edhe unë, e që ka të bëjë me vrasjen enignmatike të Bernie Katz (shih pjesën në koment).

Bernie Katz ka qenë personalitet i njohur për 30 vite më rradhë në jetën e natës në Soho të Londrës. Bernie ka qenë menagjer i ‘Graucho Club’ një klub i natës dhe më i njohuri në botë në të cilin anëtarë kanë qenë pothuaj të gjitha personalitetet e njohura të artit dhe kulturës. Ai kishte shoqëri të ngushtë me këta njerëz, përfshirë edhe personalitetet më të pasura në botë. Madje, Bernie ka pasur emision të vetin në radio. Prandaj, Bernie Katz, me këto lidhje shoqërore, ka qenë njeri që mund të bënte çka të donte dhe në këto rrethe njihej me emrin ‘Princi i Sohos’.

Në gusht të vitit 2017 Bernie, 49 vjeçar, u gjet i vdekur në banesën e tij në veri të Londrës në rrethana misterioze. Pak kohë më parë ai ishte larguar nga pozita e menagjerit të klubit kurse shuma e madhe e parave dhe koleksionit të artit që posedonte, ishte zhdukur në mënyrë të shpejtë. Disa dëshmitarë kanë bërë me dije se Bernie ndiqej nga disa gangsterë shqiptarë pasi që u kishte borxh për shkak se nga ata blinte drogë. Megjithatë, policia ende nuk ka dhënë ndonjë shenjë se është në gjurmë të këtyre gangsterëve dhe nëse ata vërtetë janë vrasësit. Së paku publikisht këtë nuk e ka bërë me dije.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco