Demi Lovato rrëfen arsyen pse e mbajti të fshehtë orientimin e saj seksual

Demi Lovato rrëfen arsyen pse e mbajti të fshehtë orientimin e saj seksual

12:33, 01/06/2021

Këngëtarja 28-vjeçare Demi Lovato, javën e kaluar foli hapur ne lidhje me orientimin e saj seksual, dhe faktin se ndjehet sikur ka të dyja gjinitë.

Këtë deklaratë ajo e dha në podcastin e saj “4D me Demi Lovato”.

Ajo shprehet se nuk dëshiron ti thërrasin më ‘ajo’ por ‘ata’ dhe se këtë rrëfim dëshironte ta bënte prej kohësh por nuk mundi për shkak të patriarkalizmit.

“Pas shumë vitesh që kam jetuar jetën time për njerëzit e tjerë, duke u përpjekur që ta ndrydh veten për shkak të patriarkalizmit”, u shpreh Lovato.

Më pas në një postim në Tëiter ajo shtoi:“Jam krenar t’ju bëj të ditur se identifikohem si jo binare dhe zyrtarisht do të ndryshoj përemrat e mi në ata/atyre.”

Ndërkohë, kujtojmë, se ajo gjithmonë është shprehur se veten në të ardhmen e shikon krah një gruaje, dhe se për këtë fakt i kishte lajmëruar prindërit e saj që në vitin 2017.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco