Cila është aktorja e njohur që i kishte bërë përshtypje Princ Harry-t para se të njihte Megan Markle?

Cila është aktorja e njohur që i kishte bërë përshtypje Princ Harry-t para se të njihte Megan Markle?

12:25, 01/06/2021

Sipas një burimi pranë tij, Duka i Sussex  ishte i impresionuar nga një aktore tjetër e njohur amerikane para Megan në 2015.

Ai e kishte deklaruar dhe si ishte një fans i saj dhe madje e kërkoi asaj të dilnin në një takim dhe është fjala për Jennifer Lawrence.

 Harry i kishte kërkuar ndihmë ndihmësit të tij që të ftojë Jennifer Lawrence për darkë në një turne në Pallatin Kensington.

Tiparet e saj të hollë dhe pamja aristokratike e bënë Harrin të besonte se ajo do të ishte idealja për të qëndruar pranë tij në familjen mbretërore.

Image

Jennifer Lawrence , sipas raporteve, e kishte refuzuar me edukatë ftesën e Harry-t, pasi në atë periudhë aktorja ishte në fillimi të marrëdhënies së saj me ish-in, Chris Martin. 

Përkundër faktit se këngëtari i Coldplay në atë kohë nuk ishte divorcuar ende me ish-in e tij, Gwyneth Paltroë, çifti u fotografua së bashku dhe të gjithë e dinin për marrëdhënien e tyre.

Image

Një arsye tjetër që aktorja refuzoi propozimin e Harry-t ishte se nuk po kërkonte publicitet në atë kohë, pasi disa kohë më parë, u publikuan fotot nudo të saj  dhe sigurisht nuk do të donte që tabloidët të ndiqnin "princeshën".

Image

Pas refuzimit të Lawrence , Princi Harry duket se nuk ka humbur kohë për t’iu afruar një aktore tjetër. 

Në vitin 2016, Duka i Sussex filloi të dilte me Megan Markle , ndërsa në 2017 ishin fejuar. 

Nga ana tjetër, Jennifer Lawrence , në atë kohë ai u takua me Darren Aronofsky , me të cilin doli për rreth një vit, ndërsa në vitin 2018 u takua me Cook Maroni , me të cilin u martua një vit më vonë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco