Aksidentohet aktori i njohur turk

Aksidentohet aktori i njohur turk

09:03, 01/06/2021

Disa ditë më parë, aktori i njohur turk, Ilker Aksum pësoi një aksident me makinë.

Sipas mediave turke, Ilkeri humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë në mes dhe u rrotullua e më pas e goditi një minibus në lëvizje.

Aktori, i cili ishte bllokuar në makinë, u largua duke prerë rripin e sigurimit me thikë nga disa kalimtar të rastit.

Si pasojë e lëndimeve ai u dërgua në spital dhe pas disa intervenimeve u lirua për tu trajtuar në shtëpi.

Ndërkohë ditën e djeshme përmes një postimi në rrjetet sociale, Ilker ka falënderuar të gjithë ata që ishin të interesuar për gjendjen e tij.

“Miq, kam pasur një aksident fatkeq. Shpresoj ta kalojmë edhe këtë. Ju falënderoj të gjithëve për interesin, dashurinë dhe mesazhet e bukura që keni shkruar. Vazhdoni, mos u shqetësoni. Unë ju dua shumë të gjithëve “, ka shkruar aktori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco